Një re radioaktive ka kaluar mbi Ballkan dhe Evropë

Autoritetet ruse kanë mohuar që një re radioaktive që ka kaluar mbi qiellin e Evropës është shkaktuar nga një rrjedhje bërthamore në malet Ural. Autoritetet pretendojnë se hetimi nuk ka gjetur gjurmë të Ruthenium-106 në fabrikën Mayak, pasi një mjegull radioaktive u zbulua në fund të shtatorit.

Një komision që përfshin ekspertët bërthamorë rusë, pohojnë se reja radioaktive mund të ketë ardhur nga një satelitë që ka zbritur nga orbita dhe është shpërbërë në atmosferë.

Andrei Ivanov nga korporata bërthamore e shtetit Rosatom të Rusisë tha se nga inspektimi i uzinës Mayak në malet Ural nuk u gjetën gjurmë të Ruthenium-106.

Shërbimi shtetëror rus i motit “Roshydromet” tha se në fund të muajit të kaluar kishte gjetur ‘ndotje jashtëzakonisht të lartë’ të rutenit 106 në rreth 1,000 herë më të larta se nivelet normale pranë uzinës Mayak.

Rosatom gjithashtu tha se nuk kishte aksidente në asnjë nga pajisjet e saj që mund të rriste nivelin e rutenit 106 në atmosferë.

“Fakti që tashmë është pranuar se Ruthenium-106 ishte i pranishëm në atmosferën rreth Mayak, e bën këtë një supozim absolutisht të natyrshëm“, tha Rashid Alimov, kreu i Njësisë së Energjisë në Greenpeace të Rusisë, citon “Daily Mail”.

Reja radioaktive ka fluturuar nga pjesa perëndimore e Rusisë në drejtim të Evropës Perëndimore përfshirë edhe Ballkanin.

Artikuj të Tjerë