Pas ndarjes aktori i njohur lidhet me këngëtaren britanike

SHBA – Channing Tatum dhe Jessie J janë çifti më i ri i shoëbiz-it. Pas ndarjes nga Jenna Dewan aktori i njohur gjen dashurinë me këngëtaren britanike.

Lajmi u bë i ditur nga revista, “Us Weekly”, e cila raporton se 38-vjeçari është parë me të gjatë turneut të saj muzikor, Channing është fotografuar në koncertet e Jessie-t në Seattle dhe Salt Like City gjatë javës së kaluar. Ata janë parë duke luajtur mini-golf së bashku gjatë fundjavës në Seattle.

Jessie i ka dorëzuar një çmim Channing në “MTV Movie Awards” në 2015-n, megjithatë nuk mund të themi se shkëndijat kanë nisur që në këtë moment. Channing Tatum u nda nga Jenna Dewan në muajin prill pas 9 vitesh martesë.

Artikuj të Tjerë