Pas operacionit të së shtunës, Xhafaj: Në Shkodër veprojnë edhe 2 grupe kriminale

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka komentuar operacionin e së shtunës në Shkodër, ku u godit një grup kriminal që merrej me shfrytëzimin e prostitucionit.

Përmes një shënimi të shkurtër në Twitter, Xhafaj shkruan se në Shkodër veprojnë edhe dy grupe të tjera kriminale.

Reagimi:

Tjetër ndëshkim në kuadrin e Operacionit “Forca e Ligjit”: një nga 3 grupet kriminale të identifikuara në qarkun Shkodër. Përkushtim&profesionalizëm, sukses i merituar i policisë Shkodër&Forcave operacionale. Bashkëpunim efikas me prokuroren e çështjes. Përgëzime te gjithëve!FLM!

Artikuj të Tjerë