Pas shpërthimit, gjendje alarmante në Ballsh: Erë e rëndë, asfiksuese, s’mbushemi me frymë…

Këto janë pamjet që vijnë nga Ballshi pas shpërthimit në Uzinën e Përpunimit të Thellë të Naftës ku për pasojë ka mbetur i plagosur edhe një teknolog.

Shtëllunga tymi mbytëse janë përhapur në të gjithë zonën ndërsa njerëzit ankohen se s’mbushen dot me frymë.

“Tani gjithë qyeteti është buluar nga kjo re tejet mbytëse. Ka shpërthyer një prej reparteve që permbajne lënde shumë të rrezikshme. Era e rëndë është gati mbytëse dhe ka mbuluar gjithë qytetin. S’mbushemi dot me frymë. Reparti ku ka ndodhur shpërthimi është në mbikqyrje të Armo-s Policia ka rrethuar zonën. Era është asfiksuese”, shprehen të alarmuar për newsbomb.al banorët përreth zonës.

“Ka të plagosur por nuk e dimë me saktës sa”, thonë në newsbomb.al. Nga ana e saj policia ka konfirmuar vetëm një të lënduar,  teknologu L.Y, 53 vjeç, punonjës në repart dhe banues në fshatin Drenovë, Mallakastër.

 


Artikuj të Tjerë