Pasi e shembën, godina historike në Korçë bëhet gati për mbledhjen e përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë

Shtëpia e Flamurit është një ndërtesat më të rëndësishme të qytetit të Korçës dhe jo vetëm.

Në vitin 2012 ajo u shemb barbarisht gjatë natës, por me vullnetin e bashkisë Korçë dhe instanacve të tjera shtetërore ajo u rindërtua dhe tashmë është një vlerë e shtuar për këtë qytet.Por përveç rëndësisë së madhe historike që ajo mbart dhe projekteve që kanë organet lokale në Korçë, shtëpia e flamurit në Korçë do të jetë pritëse edhe e një eventi shumë të rëndësishëm që pritet të mbahet nesër në këtë qytet.

Mbledhja e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë me atë të Kosovës është vendosur që të mbëhet pikërisht në këtë ndërtesë historike të rindërtuar nga e para.

Nga drejtoria e Kulturës në Korçë, konfirmojnë për newsbomb.al, se të gjithë punimet në këtë godinë janë përfunduar dhe se ajo është e gatshme të presë këtë event tejet të rëndësishëm në datë 27 nëntor.

Newsbomb.al, mësoi se mbledhja e dy qeverive do të mbahet në katin e tretë të godinës, teksa në katin e parë do të jetë në funskion të gazetarëve, ndërsa i dyti do të shërbejë si holli i këtij eventi.

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive pritet të frimosen një sërë marrëveshjesh të rëndësishme për të dyja vendet. /newsbomb.al

Artikuj të Tjerë