Përdhunoi 13-vjeçaren në një hotel në Krujë, gjykata merr vendimin për 32-vjeçarin nga Tirana

Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për 32 -vjeçarin Alfred Tereziu i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 13-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur në Krujë ku 32 vjeçari dyshohet se e ka futur 13-vjeçaren me dhunë në makinë dhe më pas e ka çuar në një hotel aty afër ku ka kryer më pas marrëdhenie seksuale me dhunë.
32-vjeçari i ka mohuar totalisht akuzat duke deklaruar se nuk ka bërë gjë me të, por kjo deklaratë nuk është marrë parasysh nga gjykata.
Alfred Tereziu, banues në Tiranë, dyshohet se e ka futur me zor në makinë të miturën dhe më pas e ka çuar drejt hotelit ku e ka mbajtur me forcë për një natë duke e kërcënuar të mos tregonte se çfarë kishte ndodhur.
Denoncimin për zhdukjen e të miturës nga banesa e ka bërë motra e saj.
Gjatë dëshmisë së saj 13-vjeçarja ka deklaruar se nuk kishte njohje me 32-vjeçarin por gjithçka ka ndodhur në momentin që ajo po kthehej nga shkolla për në shtëpi.
“Po kthehesha nga shkolla për në shtëpi. Në atë moment një djalë më i madh në moshë më kërkoi të ndaloja se do më pyeste për diçka. Kur u afrova, më futi me forcë në makinë. Më pas më kërcënoi dhe tha të mos qaja. Ndaloi në një hotel dhe tha të ngjiteshim lart. Ai nisi të më prekte dhe abuzoi seksualisht. Në rast se nuk ëja atë që kërkonte do më vriste. Pasi qëndruam atë natë, më dërgoi në shtëpi duke më kërkuar mos t’i tregoja njeriut për atë që kishte ndodhur”, tha 13-vjeçarja gjatë dëshmisë së saj në polici.