Përfundon epoka Mugabe, pritet Pranvera Afrikane

Ish zv.presidenti i Zimbabve, Emmerson Mnangagwa, i përzënë nga Robert Mugabe dy javë më parë, do të betohet si president brenda 48 orësh.

Ka qënë kreu i partisë në qeveri Zanu-Pf, Lovemore Matuke pas dorëheqjes së Mugabes. Mnangagawa, i njohur si “krokodili” do të qëndrojë si president deri në fund të mandatit që duhej të përfundonte Mugave, pra deri në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në shtator të 2018.

Fundi i Mugabes erdhi kur ai shkarkoi zëvendësin e tij duke i hapur rrugën drejt pushtetit bashkëshortes Grace Mugabe, por askush në Zimbabve nuk pranoi trashëgimin e shtetit. Ekspertët thonin se Mugabe e ka pasur të qartë fundit e tij që prej fillimit të krizës, por vonoi dorëheqjen në përpjekje për të marrë sa më shumë garanci për veten dhe familjen e tij.

Se sa i ka arritur kjo mbetet për tu parë. Robert Mugabe drejton Zimbabven që prej 1980-ën kur vendi mori Pavarësinë nga Britania dhe krizë politike apo jo, shumë banorë të vendit mendojnë se kishte ardhur koha që ai të largohej.

Artikuj të Tjerë