Përmbytjet kanë bllokuar 100 qytetarë prej 7 orësh te ‘City Park’, fëmijë dhe gra janë në mëshirë të fatit

Shirat e shumta që po vazhdojnë të bien, kanë krijar një gjendje të rëndë në autostradën Tiranë-Durrës.

Pavarësisht forcave të shumta të zjarrfikësve dhe ushtrisë që janë në terren prej orësh, më shumë se 100 njerëz janë të bllokuar në qendrën tregtare ‘City Park’.

Në një lidhje telefonike me qytetarët e bllokuar, newsbomb.al, mësoi se ata janë të bllokuar aty prej më shumë se 7 orësh.

Qytetarja tha se kishte kërkuar disa herë ndihmë nga organet shtetërore, por ato ende nuk kanë mbërritur aty, duke i lënë ata në mëshirë të fatit.

Në mesin e të bllokuarve ka edhe fëmijë dhe gra të cilët janë të lagur dhe të paushqyer prej disa orësh.

Përmes newsbomb.al këta qytetarë bejnë apel që instancat shtetërore të ndërhyjnë dhe të çojnë sa më shpejt mjetet për ti nxjerrë ata nga vendi ku janë të bllokuar.

Artikuj të Tjerë