PËRMBYTJET, PEZULLOHET MËSIMI PËR 5 DITË NË 25 SHKOLLA

Pak ditë pas pezullimit të mësimit në disa qytete të Shqipërisë, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka njoftuar ditën e nesërme do të rifillojë mësimi.

Megjithatë, duket se në disa shkolla ka ende probleme, gjë që kanë cuar sërish në pezullim të mësimit, deri në një njoftim të dytë.

Në një deklaratë për mediet, Nikolla tha se për pesë ditë nuk do të zhvillojnë mësim 25 shkolla në gjithë Shqipërinë.Deri më tani, nuk do hapin dyert 5 shkolla në Vlorë, 2 në Kukës, 1 në Krujë, 3 në Dibër dhe 2 në Kamëz etj.

Një pjesë e madhe e shkollave në vend janë të përmbytura, ndërsa disa të tjera nuk kanë kushtet që fëmijët të mësojnë në këto ditë të ftohta.

Artikuj të Tjerë