Përse dhurimi i gjakut ju kthen në një hero

Dihet se dhurimi i gjakut është shumë i rëndësishëm dhe këtë e dëgjojmë të thuhet shumë shpesh nga mjekët dhe shoqata të ndryshme. Por pavarësisht publicitetit, fatkeqësisht personat që kanë e kuptuar rëndësinë e këtij gjesti human janë shumë të paktë. Për rrjedhojë edhe përqindja e dhurimit të gjakut është ende e ulët.
Në këtë listë ju sjellim disa kuriozitete për sa i përket mënyrës se si dhurohet gjak, të dhënat e mbledhura për këtë çështje dhe rëndësinë që duhet të kuptojë çdokush për t’iu bashkuar kësaj nisme njerëzore.
Përse të dhuruarit gjak është një dhuratë e vërtetë?
Shpesh, kur shkojmë për të dhuruar gjak, nuk e kuptojmë favorin që u bëjmë të tjerëve, por edhe vetes. Gjaku ynë është i çmueshëm, më shumë nga se mund ta imagjinojmë. Nëse askush nuk do të dhuronte nga gjaku i vet, spitalet do të detyroheshin ta merrnin nga institucionet private, vende këto që e shesin me çmim të lartë. Të dhuruarit gjak do të thotë kursim në masë (gjaku i blerë në rast nevoje, blihet nga taksat tona), përveçse kryesorja, është diçka e mrekullueshme që ne i bëjmë jetës së të tjerëve.
Një qese gjak mund të shpëtojë më shumë se një jetë
Në çdo qese me gjak të dhuruar ka 450 ml gjak, të cilat nuk janë pak nëse mund të marrim në konsideratë faktin që në trupin tonë gjenden rreth 5,6 litra. Një qese është pothuajse një e dhjeta e të gjithë gjakut tonë. Kjo do të thotë se, në qoftë se një person ka humbur gjak, për arsye të ndryshme, ose nuk është i aftë për ta prodhuar atë, ai mund të ketë nevojë vetëm për gjysmën e qeses. Kjo do të thotë gjithashtu se vetëm me një qese të gjakut tonë, ne mund të arrijmë të shpëtojmë më shumë se një jetë njeriu.
Dhurimet e gjakut janë ende të pamjaftueshme
Për sa u përket donacioneve të gjakut, ato ende janë të pamjaftueshme si për vendin tonë ashtu edhe në pjesën më të madhe të botës. Kjo do të thotë se, pavarësisht publicitetit që bëhet për të dhuruar, kontribuuesit, janë ende të paktë. Ndaj, nëse mundni, nëse keni moshën e duhur dhe jeni të shëndetshëm, dhuroni!