Po montonte ashensorin, bie nga lartësia dhe ndërron jetë 28 vjeçari në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në qytetin e Durrësit, ku një 25 vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë pallati.
Mësohet se 25 vjeçari ishte duke montuar një ashensor dhe ka rënë nga një lartësi e madhe duke mbetur i pajetë në vend.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 14 në Shkozet në Durrës.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për t’i zbardhur të plota rrethanat e këtij aksidenti në punë.