POLICIA RRETHON SHTËPINË E ALBIN KURTIT, Ç’PO NDODH

Policia e Kosovës është duke kërkuar Albin Kurtin, në përpjekje për ta dërguar atë në seancën qe pritej të filloj nga ora 9:00 në Gjykatën Themelore.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Prishtinës, Agron Borofci në një përgjigje për Indeksonline ka konfirmuar se, një njësi patrulle e policisë është dërguar në adresën e Kurtit për ta ellë atë para gjykatës, por  ende nuk ka hasur në të.

“Gjykata Themelore ne Prishtine me 13.10.2017 ka nxjerre një urdhëresë për policinë që ta dërgoj në gjykate Albin Kurtin  përpara orës 09:00 në seancën e datës 22.11.2017 në procedurën e cila është duke u zhvilluar ndaj tij. Konform detyrimit ligjor dhe përgjegjësisë për ta realizuar këtë urdhëresë policia ka dërguar një njësi- patrulle policore për ta kërkuar personin ne adresat dhe detajet e tjera te dhëna por nuk ka hasur ne te”, thuhet në përgjigje.

Sipas tij ndërlidhur me këtë policia do te njoftoj gjykatën përpara fillimit te seancës dhe me pastaj mbeten ne kompetencën e gjykatës veprimet e mëtejme.

Artikuj të Tjerë