Prekëse, njihuni me 4-vjeçaren që ndihmon të pastrehë

Effie Bowman është vetëm 4 vjeçe dhe ndihmon njerëzit e pastrehë. Në një intervistë për ‘Face of England’ ajo ka treguar disa nga bamirësitë që ka bërë.

“Mund të jetë pak ftohtë por më e pakta që mund të bëj është të shkoj në krevatin tim, ndërsa njerëzit e tjerë qëndrojnë në një kuti për të gjithë dimrin.”

Ajo provoi që të flinte në një kuti kartoni në Burton për të mbledhur 350 paund për fondacionin YMCA.

Kur filloi të ndihmonte të pastrehët, Effie ishte vetëm 2 vjeçe. “Ajo kishte disa para, me të cilat bleu salçiçe dhe biskota dhe sapo doli jashtë, ia dha një burri të pastrehë që e pa jashtë dyqanit. Në verë u përfshi në një kompeticion për të fituar para për YMCA,” – tha mamaja e saj Donna Reid.

Artikuj të Tjerë