Prokurorja nga Elbasani denoncon SKANDALIN: Çfarë zbuloi kur shkoi në zyrë

Një prokurore nga Elbasani me incialet  A.Xh., ka bërë denoncim pranë specialistëve për Hetimin e Krimit Ekonomik pasi ka konstatuar një skandal: 3 fashikuj të procedimeve penale ishin zhdukur nga zyra e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gyqësor Tiranë për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”.

Në datë 02.12.2017, ka bërë kallëzim shtetasja A.Xh., me detyrë prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pasi kur ka shkuar në zyrë ka konstatuar se i kishin humbur 3 fashikuj të proçedimeve penale, materiale të Task Forcës për hetimin e korrupsionit.

Grupi hetimor, gjatë kqyrjes së vendit (zyrës), nuk ka konstatuar thyerje nga jashtë dhe ka dyshime se janë marrë nga punonjës të kësaj prokurorie, pa dijeninë e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjerë