Protesta e opozitës, nisën drejt Tiranës protestuesit e parë nga e gjithë Shqipëria

Ditën e sotme në orën 09.30 është parashikuar të zhvillohet një protestë para parlamentit në Tiranë, e organizuar nga opozita e bashkuar.
Në këtë protestë pritet të marrin pjesë simpatizantë të opozitës nga e gjithë territori i vendit. Kështu, këtë mëngjes janë nisur drejt Tiranës me mjetet e tyre private dhe me autobusë protestues nga Dibra, Lezha Saranda, Korça etj.
Kështu nga Lezha janë nisur rreth 1000 persona, nga qarku i Dibrës rreth 1500, 1000 nga Shkodra, 800 nga Fieri, nga Korça 50 me mjetet private, po ashtu edhe nga Delvina 50, dhe nga Saranda 70. Edhe nga Berati janë nisur rreth 100 person me mjetet private drejt Tiranës.
Opozita proteston sot kundër zgjedhjes së kryeprokurorit të ri me mandat dy vjeçar, që sipas saj do zgjidhet për të mbyllur dosjet e drogës, korrupsionit dhe mafies qeveritare.