Provoni risinë e fundit të WhatsApp

WhatsApp njoftoi kohët  fundit një tipar të ri i cili ka qenë në listën e dëshirave të shumë përdoruesve. Ky opsion i ri ka të bëjë me faktin që ju mund të fshini mesazhet që keni dërguar menjëherë pasi ato janë dërguar.

Në një njoftim, WhatsApp njoftoi se deri në 7 minuta pas dërgimit të mesazhit ju mund t’i fshini ato në rast se ju i keni dërguar ato në një individ apo grup gabimisht apo qoftë edhe nëse thjesht pendoheni për atë që keni thënë më sipër.

Por si ta bëni këtë?

Hapni bisedën që përmban mesazhin që dëshironi të fshini. Prekni dhe mbani shtypur mesazhin derisa të shfaqet një menu.

Lëvizni te menuja duke përdorur tastet e shigjetave dhe shtypni opsionin fshi.

Kur të arrini në këtë pikë do të shikoni disa opsione të tjera të cilat ju lejojnë që të fshini disa mesazhe në të njëjtën kohë.

Mjafton të shtypni ikonën e mbeturinave dhe klikoni “Fshije për të gjithë”

Ky opsion i ri u lançua në fund të tetorit dh po përdoret nga përdoruesit e Android, iPhone dhe Windows Phone në mbarë botën.

Por ashtu sikurse ndodh dhe me gjithçka tjetër teknike ka disa gjëra që duhet të keni parasysh.

Nëse edhe personi të cilit i keni dërguar gabimisht mesazhin nuk disponon versionin më të fundit të WhatsApp ju nuk do të keni mundësi të fshini mesazhet.

Ashtu sikurse 7 minuta mbete një kohë e gjatë nëse flasim për ditët e sotme ku pjesa më e madhe e njerëzve janë gjatë të gjithë kohës me telefonin e tyre në dorë.

Por pavarësisht këtyre mund të ndodh të jeni me fat dhe mesazhin e dërguar gabimisht të mund të fshini në kohë e parë askush.

Artikuj të Tjerë