Rama: Dëmet nuk do kompesohen më nga qeveria por nga populli, nuk i përballojmë dot

Pas përmbytjeve nga njëri cep i vendit në tjetrin, qeveria duket se do na “lejë” targën, lidhur me dëmshpërblimin e banesave dhe dëmeve të shkaktuara nga “fatkeqësitë natyrore”.

Në mbledhjen e drejtëpërdrejtë në kanalin ERTV, Rama tha se duhet të nisë menjëherë punën për sigurimin e banesave dhe bizneseve nga përmbytje.

Rama shtoi se shteti nuk mund të përballojë gjithçka, duke lenë të kuptohet se ky do jetë viti i fundit që qeveria do kompesojë dëmet.

Është përfolur dhe më herët se po shqyrtohet një draft për një sigurimin e detyrueshëm të banesave.

Panorama raporton se drafti është hartuar nga AMK-ja, ( Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare) dhe Banka Botërore, dhe është në duart e Ministrisë së Financave.

Është përparësi marrja e nismës ligjore për sigurimin e banesave dhe bizneseve nga përmbytjet. Jemi ende i vetmi vend që nuk ka një masë të tillë në ligj dhe ku njerëzit e prekur mbeten në mëshirën e fatit dhe në pritje vetëm nga modeli i shtetit që nuk mund të përballojë gjithhcka dhe gjithmonë edhe pse këtë herë ne do t’i përballojmë edhe si herën e kaluar ku nuk kemi lënë askënd pa kompesuar.

Por është shumë e rëndësishme që të gjithë qytetarët dhe të gjithë sipërmarrësit të sensibilizohen dhe të kuptojnë se duhet si në çdo vend normal të marrin masa të sigurohen nga fatkeqësitë natyrore në mënyrë që dëmet e tyre të kompesohen plotësisht dhe në kohë reale në bazë të këtij mekanizmi”tha Rama.

Artikuj të Tjerë