Rama: Ndjesë shqiptarëve, opozita po pengon Reformën në Drejtësi

Ashtu siç ishte paralajmëruar Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediat lidhur me tensionet e sotme në zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri.

Rama tha se iu kërkon ndjesë shqiptarëve dhe të huajve për shfaqjen e opozitës. Rama shtoi se gjithë sa ndodhi është për shkak se opozita ka frikë nga Reforma në Drejtësi.

“Ndjesë shqiptarëve dhe ndërkombëtare për këtë shfaqje. Opozita po kërkon të pengojë reformën në Drejtësi. Bëra sa munda për dialog me opozitën. Opozita prej dy vitesh udhëhiqet nga frika e reformës në Drejtësi. Votimi ynë për Kryeprokurorin është totalisht legjitim dhe kushtetues, pavarësisht se nuk është ajo që unë doja. “tha Rama. 

Artikuj të Tjerë