Rama në Poloni, shikoni pritjen që i bëri kryeministrja Beata Szydlo

Kryeministri Edi Rama nga Brukseli ka shkuar në Poloni, ku është takuar me kryeministren Beata Szydlo.
Shefi i qeverisë shqiptare është pritur nga homologia e tij Beata Szydlo në një ceremoni zyrtare.
Gjatë një konference të përbashkët me kryeministren e Polonisë Beata Szydlo, Rama tha se Polonia është një model zhvillimi dhe transformimi.
Rama: E konsiderojmë Poloninë një model në zhvillimin e saj nga një vend i perandorisë komuniste në një prej vendeve me rrezatim të fortë në BE. I jemi mirënjohës Polonisë për mbështetjen e vazhdueshme për të ardhmen europiane të vendit tonë. Jam i bindur që kryeministrja do të jetë një mbështetëse për çeljen e negociatave me BE në 6 mujorin e parë të 2018.
Duke u ndalur tek turizmi, Rama tha se numri i turistëve polakë në Shqipëri është në rritje dhe për këtë ai tha se i ka kërkuar kryeministres që të inkurajojë kompanitë ajrore për një linjë direkte me Tiranën.
Rama: Unë e shfrytëzoj këtë mundësi për të ndarë me opinionin publik polak, faktin se në janar –tetor të këtij viti në Shqipëri ka pasur 74 % më shumë turistë polakë sesa vitin e shkuar. I kam kërkuar kryeministres që të inkurajojë kompanitë polakë për një linjë direkte e cila do të sillte përfitime.
Nga ana e saj kryeministrja e Polonisë Beata Szydlo, shprehu bindjen se Komisioni Europian do të njohë progresin e reformave të Shqipërisë, duke hapur bisedimet për anëtarësim në BE