Rama, ultimatum BE-së: mos bëni numra me ne! Në rajon nuk janë vetëm ofertat joshëse të Merkel.

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një tryezë të mbajtur në Sofje, të Bullgarisë ku ka folur për procesin e integrimin në BE. Nga atje Rama është shprehur se BE, po vonon shumë me mos-fillimin e bisedimeve për integrimin e Shqipërisë. Ndërsa nga ana tjetër ka “thumbuar”, kancelaren gjermane, duke u shprehur se Merkel nuk është e vetmja në rajon, ku ka theksuar se: “Procesi i Berlinit më investimet e parashikuara në infrastrukturë të bëhet realitet dhe më konkret dhe të mos mbetet vetëm një listë joshëse dëshirash. Faleminderit përsëri Bojko, për këtë mbledhje këtu dhe ju duhet të kuptoni që tanimë, në rajonin tonë nuk është vetëm Merkeli”.

Si fillim Rama foli, për rëndësinë e tryezës . “Dua ta nis duke theksuar se nuk kanë kaluar 300 dhe as 30 vjet, por vetëm tre vite më parë kur ne nisëm këtë proces të bashkëpunimit rajonal, në të cilin ne jemi angazhuar sipas frymës, vizionit dhe modelit evropian, dukej e pamundur. Aspirata evropiane e qytetarëve tanë ka bërë bashkë të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, në këtë proces jashtëzakonisht mësimdhënës të bërjes së bashku për integrimin evropian dhe ndërveprimin për sfidat e qëllimet e përbashkëta”- tha Rama.

Duke falënderuar homologun e tij bullgar dhe të gjithë të pranishmit të tryezë, Rama është shprehur se Presidenca Bullgare e BE-së vjen në momentin e duhur.

Procesi i Berlinit ka dhënë kontribut në ripajtimin dhe në ecjen përpara bazuar në potencialet tona që duhet të shfrytëzojmë. Unë mendoj se presidenca bullgare e BE-së vjen në momentin e duhur, si një koincidencë e mirëpritur për Ballkanin Perëndimor. Unë besoj fuqimisht tek Kryeministri bullgar ka të gjithë argumente dhe të gjithë mbështetjen tonë”.

Por, nga ana tjetër duke u shprehur i gëzuar dhe duke i uruar suksese Serbisë dhe Malit të zi që tashmë kanë nisur negociatat, i ka kërkuar BE-së që  të nisin sa më shpejt bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë, pasi sipas tij duket se po luhet një ushtrim fustrues.

Por, në të njëjtën kohë pritshmërinë tonë janë për të nxitur përshpejtimin në rrugën aq shumë të domosdoshme të integrimit. Ndërkohë që ne jemi shumë mbështetës të faktit që Serbia dhe Mali i Zi po negociojnë, në besojmë fuqimisht që është koha që dhe Shqipëria dhe Maqedonia të nisin negociatat. Sepse, sinqerisht, kjo është një kontradiktë në mënyrën se si e shoh unë, midis të qenit kaq shumë i përkushtuar ndaj procesit të integrimit nga njëra anë dhe nga ana tjetër ka ardhur koha për palën evropiane që të ketë qartësinë e cila do të jetë perspektiva jonë. Në të njëjtën kohë mosfillimin i bisedimeve duket se bëhet një ushtrim frustrues. Në të njëjtën kohë dua të mbështes të gjithë të pranishmit në këtë tryezë nga Ballkani Perëndimor, por mbi të gjitha kryeministrin e Bullgarisë që diçka që është shumë e rëndësishme, për ne sot në Shqipëri, e që nuk do të ishte as e imagjinueshme deri tre vite më parë”- tha Rama.

Duke vijuar më tej në fjalën e tij kryeministri i vendit tonë nuk nguroi pa falënderuar dhe shtetet fqinje që ofruan ndihmë gjatë ditëve të përmbytjeve.

“Patëm disa përmbytje dhe të gjithë njerëzit në këtë tavolinë duke nisur nga miku ynë i çmuar Boyko Borisov, duke vazhduar me Serbinë, më Malin e Zi, Maqedoninë, pa diskutim Kosovën, na ofruan ndihmën pa e kërkuar ne atë. Kështu që të gjithë dolën dhe thanë duhet të jemi atje dhe duhet të dërgojmë atje ekipet tona të emergjencës dhe gjithçka që mundemi për të qenë pranë atyre me ju.

Kjo ishte e jashtëzakonshme. Ky është një shembull i shkëlqyer i faktit jo vetëm se si e mund të ulemi lehtësisht së bashku dhe të flasim për objektivat dhe sfidat tona të së ardhmes, por edhe të kuptojmë se si të thitë ndihen pjesë e të njëjtit fat. Se, si ndjejmë natyrshëm nevojën për të qenë krah përkrah me njëri-tjetrin edhe në momente të vështira”.

Ndërsa në fund të fjalës së tij, gjë që shkaktoi dhe të qeshura në sallë Rama u shpreh se tashmë në rajonin tonë nuk është vetëm Merkeli, por edhe kryeministri i Bullgarisë.

“Dua të përfundoj duke thëne se: Po, ne e kuptojmë shumë mirë që potenciali është këtu dhe ne mund të çlirojmë shumë nga ky potencial, nga ç’ka Komisioneri Hahn dhe mikja jonë e dashur Banka Botërore, që e ritheksoi sot nevojën e lehtësimit të tregtisë dhe shkëmbimeve midis vendeve tonë, e në të njëjtën kohë shpresojmë që Procesi i Berlinit më investimet e parashikuara në infrastrukturë të bëhet realitet dhe më konkret dhe të mos mbetet vetëm një listë joshëse dëshirash. Faleminderit përsëri Bojko, për këtë mbledhje këtu dhe ju duhet të kuptoni që tanimë, në rajonin tonë nuk është vetëm Merkeli, por edhe ju tek i cili do të shohim për të paktën 6 muajt e ardhshëm, ndaj jeni i detyruar të jeni  suksesshëm”, përfundoi Rama.

Artikuj të Tjerë