Raporti me Ramën, Meta: Partia ime është Kushtetuta

Raportet me Edi Ramën nuk kanë asnjë ndikim në sjelljen e Ilir Metës si President i Shqipërisë. Sipas vetë kreut të shtetit, nga 24 korriku kur mori detyrën, partia e tij është vetëm Kushtetuta e Shqipërisë.
Këtë koment ai e bëri në një prononcim për TV Alsat në Maqedoni.

“Raportet midis politikë me njëri-tjetrin kanë zero ndikim tek sjelljet tek sjelljet dhe veprimet e mia si president. Nga 24 korriku unë kam vetëm një parti që është kushtetuta e Shqipërisë dhe nuk më intereson asgjë që ka lidhje me të kaluarën time apo me raportet në të kaluarën me cilin do. Një nga arsyet që u zgjodha si president ishte se nuk kishte kandidat më të mirë për të përfaqësuar opozitën”, u shpreh Meta në një intervistë për emisionin “200” te TV Alsat, i pyetur për raportin e tij me kryeministrin e vendit.

Artikuj të Tjerë