Rrëfen aktori: Pse nuk pranova të kërcej me Linda Rein?

Aktori dhe regjisori i njohur, Drilon Hoxha ka pak kohë që është bërë pjesë e spektaklit ‘Dance ëith me’, ku kërcen krah modeles Kristina Bakiu.
I ftuar në ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, ai tregoi arsyen përse nuk pranoi të merrte pjesë në spektakël i shoqëruar nga Linda Rei, e njohur për ndryshimin e saj të gjinisë nga mashkull në femër.
“Ka qenë pjesë e kërcimit Linda Rei, që ja thënë pse duhet të jemi me këtë mentalitet. Vërtet nuk e kam pranuar. Nuk ishte një rol filmi dhe e lashë pa bërë e do thoja ky është paragjykim. Unë do dilja si Drilon aty, plus gjysma e publikut do më njihte në lidhje me Lindën.
Nuk e paragjykoj fare dhe në film kam bërë shumë skena pro këtyre gjërave, por mendoja që duhet të isha unë të thyeja tabu. Por pse duhet të jem unë fundja? Se i bie gjithë ato vite karrierë, ta hidhje poshtë vetëm ti tregoje njerëzve që thyva tabu. Nuk paragjykoj asgjë thjesht nuk pranova në fillim, edhe pse e kisha shumë me qejf. Ia thashë dhe stafit, kujdes se kështu do dali.”
Në lidhje me performancën e tij në atë spektakël, ai ka marrë komente shumë pozitive dhe po pëlqehet nga publiku.