Shkodër, paditen në polici 22 abonentë për vjedhje energjie, mes tyre edhe biznese

Kontrollet e ditëve të fundit në rajonin e Shkodrës, kanë zbuluar abuzues të shumtë me energjinë elektrike.

Pavarësisht apeleve të shumta, janë me dhjetëra raste të zbuluara nga strukturat e Task Forcë dhe Kontroll-Verifikimi të OSHEE Shkodër, të abonentëve familjarë dhe privatë, të vjedhjes së energjisë elektrike.

Në prani të policisë gjyqësore, kanë shkuar për hetim të mëtejshëm 22 abonentë, të cilët janë kapur në flagrancë duke vjedhur energjisë, në kundërshtim me nenin 137 të Kodit Penal.

Abonentët e proceduar penalisht janë:

Astrit B. dhe Kol Sh., abonentë të kapur duke u furnizuar me lidhje të paligjshme, pasi u është ndërprerë energjia pasi janë debitorë.

Gjin Sh., debitor, me lidhje të dytë jashtë matjes.

Bal F., abonent privat, biznes (bar-restorante), manipuloi matësin

Frank L. dhe Mark Sh. rezultuan me matës të shkëputur

Gjon N., me matës të fikur dhe furnizohej me lidhje të dy të jashtëligjshme

Mrike K., abonent që furrohej pa patur kontratë dhe matës me OSHEE

Vera L., furnizohej në mënyrë të jashtëligjshme me linjë të dytë

Sami D., rilidhje e paligjshme e energjisë elektrike

Ardita M., furnizohej me energji pa patur kontratë me OSHEE

Ndriçim B., furnizohej me dy linja

Artikuj të Tjerë