Shkodër/ Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit, 7 persona në pranga

Një rrjet prostitucioni u shkatërrua në Shkodër, ndërsa shtatë persona u arrestuan. Pesë vajza të reja, të dyshuara nga policia se ushtronin prostitucion dhe dy tutorët e tyre, u arrestuan mesditën e të shtunës në Shkodër, ndërsa prej muajsh mbaheshin në përgjim dhe hetim nga forcat operacionale të policisë vendore.

Pesë vajzat, të moshës 25 deri në 33 vjeç, ishin nga Shkodra, Burreli dhe Lezha. Kreu i këtij grupi kriminal ishte 50 vjeçari Rinard Tota, që zotëronte një lokal 3-katësh në qytetin e Shkodrës. I arrestuar bashkë me të është edhe Kastriot Musa, 41 vjeç.
Drejtori i policisë, duke sqaruar detaje të operacionit të koduar ‘Balerina’, bëri të ditur se ai është pjesë e operacionit të gjerë policor ‘Forca e Ligjit’.
“Ky është aksioni i dytë i policisë së Shkodrës, brenda pak ditësh. Javën e shkuar ajo shkatërroi një rrjet të trafikut të kanabis sativës, duke bllokuar 1.5 ton drogë dhe duke arrestuar shtatë persona, mes të cilëve edhe një punonjës policie”, tha Xhovalin Loka, Drejtor i Policisë, në qarkun Shkodër.

Artikuj të Tjerë