Shkon 1.5 metër niveli i ujit, Forcat e Armatosura evakuojnë qytetarët e bllokuar në Kamëz

Moti i përkeqësuar ka rënduar situatën në disa vende. Gjendja paraqitet e vështirë në Valias, ku 13 persona kanë mbetur të bllokuar në mes të ujit.

Niveli i ujit ka arritur në 1.5 metra. Megjithatë Forcat e Armatosura kanë mundur të evakuojnë të bllokuarit dhe punonjësit e zjarrfikëses.

Mes të bllokuarve në 10 banesa ishin dhe 4 fëmijë dhe 3 punonjës të zjarrfikëses. Në vendgjarje ka shkuar edhe Shefi Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura, Bardhyl Kollcaku.

Artikuj të Tjerë