Shkon në 115-të, Madagaskari njeh shtetin e Kosovës

Përveç punës për të përmirësuar ekonominë e brendshme në Kosovë, politika e jashtme kosovare është e përqendruar fortë edhe në drejtim të njohjeve të reja të pavarësisë.
Në këtë aspket Madagasakri bëhet vendi i 115-të që njeh zyrtarisht pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli. Në një postim në rrjetin social facebook, Pacolli shpreh falenderimet e tij për shtetin afrikan.
Madagaskari është një shtet-ishull që ndodhet në brigjet jug-lindore të Afrikës.
Ky vend bëhet i 115-ti nga shtetet anëtare të OKB-së, pas Bangladshit që e kishte njohur në 27 shkurt 2017.