Shpërthen automati në Shkodër, plagosen 3 punonjës të OSHEE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në këto momente në qytetin e Shkodrës, ku 3 punonjës të OSHEE kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se të tre punonjësit kishin shkuar në nënstacionin elektrik të Shkodrës për të riparuar një automat.

Në këtë moment ky i fundit ka shpërthyer, duke lënë të plagosur të tre elektriçistët.

Dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë për jetën dhe janë nisur drejt Tiranës.

Burime për newsbomb.al, konfirmojnë se tre elektriçistët e plagosur janë:

Afrim Halluni

Erjon Hafizi

Anton Berisha

Artikuj të Tjerë