Shpërthimi me tritol në makinë, 25-vjeçari i plagosur djali i një biznesmeni në Vlorë

Një shpërthim i fuqishëm me tritol në një makinë ka tronditur sot qytetin e Vlorës ku ka mbetur i i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, një 25-vjeçar.

Policia bën me dije se 25-vjeçari i plagosur është Ines Harjulla, djali i një biznesmeni dhe është me precedent të theksuar kriminal.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISË

Më datë 27.11.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen ”Hajro Çakërri”, tek Bishti i Kalldrëmit ka shpërthyer një automjet në lëvizje.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje  ku nga verifikimet paraprake rezulton se mjeti tip Jeep me targa AA 298 CL, me drejtues shtetasin Ines Hajrulla, 25 vjeç, ka shpërthyer gjatë lëvizjes.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar, dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën drejtuesi i mjetit  i cili është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmë mjekësore.

Dyshohet se mjetit i është vendosur lëndë eksplozive.

Shtetasi Ines Hajrulla, është shtetas me preçedentë të theksuar kriminale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të Tjerë