Shqipëria merr lajmin e vitit nga FIFA

Paraqitjet pozitive të Kombëtares shqiptare, por edhe fitorja 3-2 në miqësoren e luajtur kundër Turqisë ka bërë të mundur ngjitjen e Shqipërise me plot 9 vende në klasifikimin e FIFA-s.

Në renditjen që do të publikohet në datën 23 nëntor, do të konfirmohet se kuqezinjtë kanë fituar 9 pozicione në krahasim me një muaj më parë.

Pritet që Kombëtarja të shkojë nga vendi i 71-të në vendin e 62-të në klasifikimin botëror. Një arritje e madhe kjo duke lënë pas në klasifikim edhe organizatorët e Botërorit të 2018-ës, Rusinë.
Gazeta Aktuale
Artikuj të Tjerë