Shqipëria që duam nuk mund të jetë kështu

Kjo është shkolla “Ferit Bregu” në Vendresh të Skraparit. Pamjet nuk duan koment. Vogëlushët e fshatit rrezikojnë të mbesin në errësirë për shkak të harresës dhe emigrimit.
Dy mësuesit e palodhur, Donald Dervishi dhe Borsion Spaho, kanë vendosur të mos rrinë duarkryq e të ankohen por të bëjnë diçka për t’ju dhënë një mundësi fëmijëve të fshatit të shkollohen. Ata kanë nisur një fushatë për ngritje fondesh apo materialesh, që të rregullojnë shkollën.
Vetë ata kanë vendosur 2.5 milionë lek të cilat i fituan te spektakli “100 milionë” ti dhurojnë. 5 paga mësuesi. Nuk i mbajtën për vete, por i investuan në të ardhmen e fëmijëve të fshatit. Gjithsesi nuk mjaftojnë, duhen pak më shumë për te kompletuar një klasë. Duhet një bashkim më i madh njerëzish.

Ti që po e lexon këtë postim, a do na japësh një dorë?
Mund të kontribuosh me të holla ose me materiale. Na duhen:
4 banka nxënësish
1 tavolinë mësuesi
1 dërrase e zezë
9 karrike
1 sobë druri për përdorim të brendshëm
1 kënd librash
1 komplet banje
1 depozitë
1 pompë
25 m2 pllake sheshi
9 m2 pllakë banje
100 m2 tullë e vogël (per muret dopio)
Çatia 25 m2
2 dyer
3 dritare
10 m3 beton dhe hekur

Nëse nuk mundesh, na ndihmo duke e shpërndarë videon sa më shumë. Eja t’ju tjapim një mësim solidariteti fëmijëve :).

NISMA THURJE

Artikuj të Tjerë