Skandal me ujësjellësin në Vlorë. Punimet skandaloze japin efektet e para.

Rreth orës 10 të paradites së sotme, uji i pijshëm ka vërshuar përgjatë rrugës së Lungomares duke përmbytur një pjesë të saj. Shkak për dëmtimin e rrjetit është amortizimi i tepërt i infrastrukturës së furnizimit me ujë të pijshëm.
Dëmtimi në këtë zonë sjell probleme të mëdha për qytetarët dhe bizneset pasi kjo është linja kryesore e furnizimit me ujë për të gjithë qytetin. Qytetarët raportojnë mungesë të ujit që prej 5 orësh dhe akoma nuk bëhet e ditur sa do të zgjasë kjo ndërprerje deri në rregullimin e avarisë.
Kujtojmë që vetëm para pak muajsh u investua në tubacionet e reja të ujësjellësit në rrugën Dhimitër Konomi, por duke lënë tërësisht në harresë tubacionet që shtrihen përgjatë aksit nga Rrapi deri në qendrën e qytetit. Të shumtë janë dhe qytetarët në rrjetet sociale që shprehin shqetësimet e tyre lidhur me këtë problem.
Po te behej fjale per ndonje qytetar te thjeshte,do te perfundonte prokurorise. Kush e mban pergjegjesine per kete dem? Eshte bere nje investim serjoz dhe zinxhiri i pergjegjesive eshte kapilar qe nga marrja e projektit e deti tek detajet teknike te zbatimit te tij. Si mund te hedhesh miliarda lek taksa te qytetareve siper nje tubacioni te amortizuar?! Dhe si mund te besh nje shetitore ne ane te detit e te mos besh sistem drenazhimi ne vitin 2017???? Para disa ditesh ne nje mbremje isha deshmitar personalisht dhe pashe motopompen qe thithte ujin qe kishte permbytur lulishten dhe e shkarkonte ne det!
Po a ka llogjike kjo?! Ku e kishin mendjen arkitektet evropjane,inxhinieret specialiste,supervizoret,Bashkia e stolave inteligjente etj me rradhe per kete detaj teknik elementar? – Shprehet qytetari.
A mos vallë ishin punime elektorale? A ka ndopak seriozitet në punën që kryen institucioni i Ujësjellës Kanalizime të Vlorës? Mos ndoshta ky institucion duhej të dilte në një deklaratë ose njoftim për qytetarët dhe të njoftojë për kohëzgjatjen e ndërprerjes së ujit të pijshëm ? Këtë le ta gjykojnë vetë qytetaret, të cilët i puguajnë detyrimet e tyre deri me një dhe si rezultat marrin shërbimin e mjerë si të ishin në kohën e mesjetës.
Shikoni fotot më poshtë për të parë dëmin e shkaktuar: