Skandali i rradhës me infrasktrukturën rrugore në Vlorë

18 Nëntor 2017, qyteti bregdetar i Vlorës përballet me një situatë katastrofike të infrastrukturës rrugore.

Disa nga rruget kryesore të qytetit, Rr. Lef Sallata dhe Rr. Sokrat Leka nuk njohin investim pothuajse prej një dekade. E njohur ndryshe si rruga e elektrikut ose ish-fushës së aviacionit, përbën shqetësim shumë të madh për të gjithë banorët e kësaj lagjeje. Mjafton vetëm një shi dhe balta mbizotëron gjithandej. Kalimi i kësaj rruge vështirësohet akoma më shumë për automjetet nga gropat e shumta, ndërsa për këmbësorët bëhet thuajse e pa kalueshme! Banorët e kësaj lagjeje shprehen se politikanët kërkojnë votën vetëm në fushatë zgjedhjesh duke premtuar zgjidhje për problemin në fjalë. Por mesa duket këto premtime mbeten vetëm në kuadrin e fjalëve. Bashkia dhe institucionet përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve nuk kanë vënë dorë prej vitesh për të normalizuar situatën.

Banorët shprehen mjaft të revoltuar duke vënë në dukje se Vlora nuk është vetëm zona e Lungomares. Nuk mund të investosh vetëm për pjesën e bregdetit dhe qendrën historike të qytetit duke lënë në harresë të gjitha lagjet e tjera. Në dimër mbizotëron balta dhe në pranverë mbizotëron pluhuri.

Ata i kërkojnë qeverisë dhe kryetarit të bashkisë z. Dritan Leli të merren masa të menjëhershme për rehabilitimin e plotë të kësaj rruge. Duke qenë se kjo lagje e qytetit është mjaft e populluar besojmë dhe shpresojmë se thirrja e këtyre qytetarëve do të merret në konsideratë dhe premtimet të mos ngelen vetëm në kuadrin e fushatës elektorale.

Për më tepër ju ftojmë të shikoni galerinë e fotove të përcjella nga vetë banorët e lagjes për gjendjen anormale të rrugës:

Artikuj të Tjerë