Tabaku: Qeveria e pranoi dështimin me investimet e huaja

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka deklaruar se qeveria ka pranuar dështimin me investimet e huaja.

Përmes një shënimi në rrjetin social Facebook, Tabaku theksoi se ministri i Financave e pranon se investimet e huaja pas 2013-ës janë në pikën zero.

Sipas saj, në lidhje me këtë dështim, në vend që të mbajë fajin vetë, qeveria ua hedh të tjerëve.

Ajo tregon se fajin për dështimin e investimeve të huaja e kanë taksat e larta, vendime e qeverisë që promovojnë ulje taksash vetëm për një numër të limituar biznesesh të zgjedhura nga qeveria, si dhe rritje taksash për të tjerët.

“Fajin e ka korrupsioni në sektorin fiskal. Fajin e kanë burimet e pandershme të financimit e paratë e drogës që financojnë ndërtimin dhe gjoja projekte 1 mld euro”,-thekson Tabaku.

Më tej, deputetja e PD-së, sqaron se opozita e ka ngritur këtë shqetësim prej kohësh dhe qeveria e ka mohuar.

Ju keni mbyllur veshët e keni kënduar të njëjtën muzikë të përparimit. Prandaj ka vetëm një fajtor për këtë dështim, qeveria dhe mënyra se si keni zgjedhur të qeverisni”, -shkruan ajo.

Tabaku deklaron se taksat e ulëta, ndershmëria ndaj biznesit, angazhimi serioz për investimet e huaja sollën si TAP edhe Starcraft që sot mbajnë në këmbë ekonominë.

Për sa kohë te kemi ketë qeveri gjithnjë e më pak investitorë të tillë do të vijnë”, -thekson ajo.

Artikuj të Tjerë