Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset një 23-vjeçar

Dy persona kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një 23-vjeçari në Orikum të Vlorës duke e plagosur.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak çaste më parë, ku personat, tashmë të identifikuar nga policia, kanë hapur zjarr në drejtim të 23-vjeçarit Denis Brahimi.
Një plumb e ka zënë Brahimin në këmbë. Ai është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia që ka mbërritur në vendngjarje ku janë gjetur edhe gëzhojat e armës së zjarrit është vënë në ndjekie të autorëve pasi i ka identifikuar.
Sakaq po punohet për zbardhjen e plotë të motiveve të ngjarjes.