Tmerr në Korçë, persona të armatosur lidhin biznesmenin dhe gruan e tij, grabisin firmën private

Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Dvoran të Korçës.
Persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në ambientet e një firme private dhe nën terrorin e armës kanë dhunuar e lidhur dy bashkëshortët, më pas u kanë grabitur paratë.
Autorët kanë arritur të marrin një sasi lekësh prej 50 mijë lekë të reja, 70 euro dhe 150 dollarë nga arka e firmës private të pijeve si dhe telefonat celularë të pronarëve.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur menjëherë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.