Trageti Durrës-Ankona niset 1 orë më herët, 100 kamionë mbeten në port

Rreth 100 kamionë kanë mbetur pa u imbarguar në tragetin “Mikaela” të linjës Durrës-Ankona pasi mjeti lundrues është nisur një orë më herët nga orari zyrtar.

Mësohet se trageti duhet të nisej në orën 7 dhe është nisur në orën 6. Ndërkohë kamionët e ngelur në portin e Durrësit do të nisen nesër.

Sipas informacioneve nga porti shkak i emergjencës së tragetit ka qenë shmangia e kohës së keqe.

Ndërkohë trageti i Barit do të niset në orën dhjetë të darkës.

Artikuj të Tjerë