Tragjike në Skrapar, i moshuari gjendet i pajetë në kanal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Skraparit, ku një i moshuar ka humbur jetën.

Mësohet se i moshuri ka rënë në kanal dhe aty nuk ka mundur dot të mbijetojë për shkak të nivelit të ujit.Bëhet me dije se i moshuari me inicialet Ç.L 76 vjeç kishte humbur ekuilibrin duke rënë në kanal dhe nuk janë dalluar shenja dhunë në trupin e të moshuarit.

Policia është njoftuar nga kalimtarë të rastit që kanë konstatuar rastësisht ngjarjen dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të Tjerë