‘Unë jam zgjidhja perfekte’, njihuni me vejushën që shpëton martesat

Një vejushë e pasur, e cila pretendon se ka kryer marrëdhënie seksuale me më shumë se 100 burra të martuar në vetëm 10 vite, thotë se tradhëtia mund të jetë zgjidhja e duhur për të shpëtuar martesën.

“Unë jam zgjidhja perfekte,”-është shprehur Gweneth Lee.

Konsulenti financiar i 47-vjeçares tha se gjysma e bashkëshorteve e dinë për tradhëtinë por i mbyllin sytë para këtij fakti sepse nuk duan të bëjnë më seks dhe duan që burrat e tyre të jenë të lumtur.

Ish modelja nga Chelsea ka treguar se nuk ndjen asnjë faj për marrëdhëniet e saj. Ajo shprehet se çiftet do të ndaheshin në qoftë se nuk do të kishin mrrëdhënie seksuale dhe dhimbja e divorcit do të ishte e rëndë për famijet e tyre.

“Unë e di që shumë njerëz e dënojnë atë që unë bëj por me të vërtetë nuk ndjej keqardhje sepse besoj që kjo ka mbajtur shumë çifte së bashku. Kaq shumë martesa në Britani janë në krizë, veçanërisht çifte në  moshë të mesme dhe me fëmijë.”

Artikuj të Tjerë