Vlorë – Bashkia fillon punën për vendosjen e palmave dhe zbukurimeve për festat e fundvitit

Nga dita në ditë qyteti i Vlorës po pëson ndryshime të mëdha në infrastrukturë dhe kjo falë përkushtimit dhe seriozitetit që bashkia e Vlorës ka treguar në lidhje me këtë çështje.

Duke filluar nga dita e sotme, 8 Nëntor 2017, bashkia ka filluar me rehabilitimin e sistemit të gjelbërimit dhe elementëve zbukurues përgjatë bulevardit të Skelës.

Tashmë në një pjesë e këtij bulevardi janë vendosur palmat e reja dhe në ditët në vazhdim pritet zëvendësimi i të gjitha palmave të dëmtuara përgjatë rrugës Vlore – Skelë.

Artikuj të Tjerë