Vritet me tre plumba studenti shqiptar në SHBA

Një student shqiptar është ekzekutuar me tre plumba në Filadelfia të SHBA-ve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të Universitetit Drexel ku 21-vjeçari shqiptar ishte duke debatuar ashpër me të dashurën e tij.

Në këtë moment studenti shqiptar Merlos Mukaj është qëlluar për vdekje me tre plumba në gjoks nga një kalimtar i rastit që mesa duket ka dashur të zgjidhë sherrin mes shqiptarit dhe të dashurës së tij.

Vrasësi 24-vjeçari Joseph Howanski, ka shkuar pranë shqiptarit dhe pasi e ka ndaluar i ka thënë se nuk mund të sillet në atë mënyrë me një femër. Por situata ka degjeneruar në sherr, Howanski ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar tre herë duke e lënë 21-vjeçarin shqiptar të vdekur në vend.

Autori është arrestuar dhe ndodhet në polici, por autoritetet po shqyrtojnë nëse duhet të ngrejnë akuza për të dhe çfarë akuzash, pasi sipas tyre shqiptari e ka sulmuar fizikisht përpara se Howanski ta qëllonte për vdekje.

Autori i krimit, Joseph Howanski

Artikuj të Tjerë