Vritet një person në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e së dielës në qytetin e Shkodrës.
Burime paraprake për ABC News thonë se një person është vrarë në rrethana ende të paqarta në fshatin Grudë të këtij qytetit.
Nuk ka ende të dhëna për identitetin e viktimës apo të autorit, ndërsa mësohet se drejt vendit të ngjarjes është nisur policia.