Xhafa kërcënon policët, bëni check up-in ose nuk ju jap rrogat

Prej një muaji, Ministria e Brendshme po kërcënon punonjësit e policisë duke i detyruar ata të bëjnë me zor check up-in.

Burime nga mjekë të poliklinikave të lagjeve, të cilët duan të ruajnë anonimatin, thanë për Civitas.al se qendrat e tyre shëndetësore janë mbushur me policë që kërkojnë rekomandim nga mjeku i lagjes për këtë shërbim. Punonjësit e policisë ankohen se janë kërcënuar nga shefat e tyre se, nëse nuk bëjnë check up-in, nuk do të marrin rrogën.

Kjo përbën një skandal të dyfishtë: Së pari shteti dhunon lirinë e punonjësve të tij për të mos e përfituar një shërbim të cilin mendojnë se nuk iu duhet, dhe së dyti ai përdor administratën për të mbuluar dështimin e një prej nismave më problematike dhe më të kontestuara, e cila rezulton të jetë një ndër skemat korruptive më spektakolare të qeverisë shqiptare gjatë këtyre katër vjetëve.

Në të vërtetë, kjo skemë ka rezultuar një dështim, pasi shpesh këto analiza bëhen keq, duke i nxjerrë pacientët me sëmundje që nuk i kanë, dhe mbi të gjitha, deri tani është realizuar një numër shumë i vogël analizash, larg parashikimit vjetor për të cilat janë dhënë paratë.

Mesa duket, qytetarët nuk kanë qenë aspak të interesuar të përfitojnë nga kjo skemë.

Për të mbuluar këtë dështim, në mënyrë që të justifikojnë shpenzimet marramendëse që janë bërë, qeveria po përdor administratën shtetërore, duke i detyruar punonjësit të bëjnë check-up-in me zor! Civitas.al.

Artikuj të Tjerë