Zjarr i fuqishëm në Shkodër, digjet plotësisht banesa

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në qytetin e Shkodrës ku si për pasojë e flakëve, është djegur plotësisht një banesë.

Nga verifikimet paraprake zjarri dyshohet se ka rënë nga pakujdesia e familjarëve.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Oso Kuka” dhe nuk ka të lënduar nga flakët.

Për shuarjen e zjarrit në banesë kanë mbërritur 3 zjarrëfikëse dhe dhjetëra efektivë.

Artikuj të Tjerë