Zjarr masiv në “Don Bosko”, mobileria përfshihet nga flakët, 4 zjarrfikëse në terren

Një zjarr masiv ka shpërthyer në një shtëpi në katin e parë në rrugën “Jordan Misja” te zona e “Don Boskos”.

Mësohet se zjarri ka përfshirë dhe një mobileri që është në katin e dytë sipër banesës.

Zjarri është në përmasa të mëdha dhe në terren janë katër automjete zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ende nuk janë të qarta arsyet që shkaktuan këtë zjarr në këtë banesë.

Artikuj të Tjerë