Zjarr në uzinën e naftës në Ballsh, digjet një punëtor

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ballsh.

Në Uzinën e Përpunimit të Thellë të Naftës ka rënë zjarr dhe për pasojë është dëmtuar rëndë, duke marrë plagë djegie një punëtor.

“Sot rreth orës 07:20, në Uzinën e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, në repartin e “Koksit” ka rënë zjarr (digjen mbetjet toksiske të naftës).

Si pasojë e zjarrit është dëmtuar lehtë shtetasi L.Y, 53 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Mallakastër (punëtor i këtij reparti), i cili po merr mjekim në spital. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit, i cili është vënë nën kontroll. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, sqaron paraprakisht policia.

Artikuj të Tjerë